Komisioni për antikorrupsion hapë lëndë për ndërtimin e autostradave
Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit hapë lëndë për mbikëqyrje të ndërtimit të autostradave të korridoreve 8 dhe 10 që e mori kompania IRD, ndërsa si nënkryes janë zgjedhur edhe tre kompani.
Sipas KSHPK-së, duhet të kontrollohen informatat e plasuara në mediume se ndërmarrja "Eptisa", e cila është një prej nënkryesve, ka pasur ndalesë nga shteti që të mos angazhohet në mbikëqyrje ndërtimore për shkak të sjelljes joetike dhe joprofesionale, por para tenderit Qeveria e anuloi atë ndalesë.
Thonë se do të nevojitet kohë që të sigurohen të gjitha dokumentet sepse bëhet fjalë për tender tejet të madh.
"Nëse kihet parasysh fakti se është tender shumë i madh me vlerë të madhe, mendoj se vlen të pritet që të merret ai dokumentacion dhe plotësisht nevojitet kohë për analizimin e tij. Ato janë ndërmarrje të huaja për të cilat hulumtimi ynë rreth tyre do të jetë pak i kufizuar. Nëse ka nevojë do të përpiqemi të gjejmë edhe të dhëna shtesë", deklaroi Katica Nikollovska, anëtare e KSHPK-së për "Sitel".
Sot, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski doli me pohimin se prej vitit 2016 pronar i kompanisë spanjolle "Eptisa" është një kompani kineze dhe se drejtori i prëgjithshëm i kompanisë është kinez.
Marrëveshja për ndërtimin e katër akseve të autostradave u nënshkrua dje me konzorciumin "Behtel dhe Enka". Sipas marrëvehsjes që u nënshkrua në Qeveri, konzorciumi "Behtel dhe Enka" më 22 prill të këtij viti duhet të vihet në punë për ndëritmin e akseve të autostradave Tetovë-Gostivar (17,5 km), Gostivar - Bukojçan (30,3 km) dhe Prilep - Manastir (39,3 km), ndërsa më 12 dhjetor edhe i aksit Trebenishtë - Strugë - Qafë Thanë në gjatësi prej 21,7 kilometrave. Për ndërtimin e akseve të austostradave në gjatësi të përgjithshme prej 108,8 kilometrave në vlerë prej 1,3 miliarëd euro, kryesi mori obligim vetë apo përmes ndërmarrjeve vendore projektuese njëkohësisht të projektojë dhe të ndërtojë.
Извор: 0
Објавена на 09.03.2023 22:34:34