Pendarovski - Nefju: Lufta kundër krimit dhe korrupsionit me rëndësi kyçe në ndërtimin e shtetit juridik
Tema aktuale të ndërlidhura kundër korrupsionit dhe orvatjet e shtetit për vendosje të sistemit efikas për parandalimin e korrupsionit dhe përplasjen e interesave, ishin në fokus të bisedimeve në takimin e sotëm të presidentit të shtetit Stevo Pendarovski me koordinatorin global për antikorupsion të Departamentin e Shtetit, Riçard Nefju.
Në takim, presidenti Pendarovski theksoi se lufta kundër krimit dhe korrupsionit, në çdo nivel, duke përfshirë korrupsionin e lartë, është me rëndësi kyçe në përpjekjet për ndërtimin e shtetit juridik dhe për përfitimin e besimit të qytetarëve në institucionet.
"Presidenti Pendarovski e theksoi gatishmërinë e shtetit, në përputhje me prioritetet kombëtare, për të vazhduar bashkëpunimin me SHBA-në në përpjekje për të shtypur korrupsionin dhe në funksion të promovimit të proceseve demokratike në shtet duke mundësuar qeverisje të mirë dhe sundim të ligjit", thuhet në komunikatën e Kabinetit të kreut të shtetit.Pendarovski, ndër të tjera, theksoi se vendi e vlerëson lart mbështetjen dhe ndihmën që merr nga SHBA-ja në përpjekjet e saj për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe shprehu pritjen se do të vazhdojë përmes mbështetjes në ndërtimin e kapaciteteve.
Извор: 0
Објавена на 10.03.2023 12:14:04