Kuvendi për sot ka caktuar tre seanca
Shkup, 5 mars 2023 (MIA) - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të mbajë tre seanca, në rendin e ditës të të cilave kanë mbetur disa pika të pazgjidhura.
Deputetët në seancën e 97-të, duhet ta shqyrtojnë propozim ligjin për kooperativat në lexim të parë.
Në rendin e ditës, nga ana tjetër, në seancën e 91-të janë Propozim ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe titujve shkencorë të lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet e tjera të autorizuara. Propozim ligji për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunim në mbrojtje nga fatkeqësitë në Ballkanin Perëndimor, Propozim ligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Qeverisë së Malit të Zi, Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë në lidhje me marrëveshjet e vendit pritës për statusin e Organizatës së përherhshme të forcave të përkushtuara mjekësore ballkanike dhe personelit të saj, si dhe Propozim ligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim në fushën e diasporës.
Kuvendi sot duhet ta vazhdojë edhe seancën e 95-të në kuadër të së cilës deputetët duhet të diskutojnë për disa pika të pazgjedhura, ndërsa të cilat edhe Propozim ligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në programin "Dogana" të Unionit për bashkëpunim në zonën doganore, Propozim ligjin për ratifikimin e Protokollit për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes ndërmjet palëve të Konventës për bashkëpunim policor në Evropën Juglindore për shkëmbim të automatizuar të të dhënave të ADN-së, të dhënat e gjurmëve të gishtave dhe të dhënat për regjistrim të automjeteve, si dhe Propozim ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e mekanizmave për sigurinë ushqimore në Ballkanin Perëndimor.
Извор: 0
Објавена на 06.03.2023 09:59:25