Sholc: Do të ketë "pasoja" nëse Kina i dërgon armë Rusisë
Berlin, 6 mars 2023 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc deklaroi se do të ketë "pasoja" nëse Kina dërgon armë në Rusi për shkak të luftës të Moskës në Ukrainë, por shtoi se është optimist se Pekini do të përmbahet nga kjo.
Sholc këtë e deklaroi në intervistën e djeshme për televizionin amerikan Si-En-En, dy ditë pas takimit me presidentin amerikan, Xhozef Bajden në Uashington.
Autoritetet amerikane paradokohe paralajmëruan se Kina do të mund "të heqë dorë nga margjina" deri te e cila mbahet dhe të fillojë të dërgojë armë dhe municion për Moskën. Para udhëtimit të tij, Sholc i bëri thirrje Pekinit që të përmbahet nga dërgimi i armës dhe në vend të kësaj ta shfrytëzojë ndikimin e vet që të kryejë presion ndaj Rusisë për tërheqjen e trupave të saj nga Ukraina.
Në pyetje të Si-En-En-it nëse mund të paramendojë që ta sanksionojë Kinën nëse i ndihmon Rusisë, Sholc tha se mendon se do të ketë pasoja, "por tani jemi në fazë kur qartë themi se kjo nuk duhet të ndodh, e unë jam relativisht optimist se në këtë rast do të jemi të suksesshëm me kërkesën tonë, por do të duhet ta shqyrtojmë dhe duhet të jemi shumë, shumë të kujdesshëm".
Gjermania ka ekonominë më të madhe në Evropë. ndërsa Kina është partneri më i madh tregtar në vitet e fundit.
Pasi dje u kthye në Gjermani dhe pasi kabineti i tij u takua me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursulla fon der Lajen, Sholc është pyetur nga gazetarët nëse ka marrë dëshmi konkrete nga SHBA-ja se Kina mendon për dërgesë të armës dhe nëse do të përkrah sanksione kundër Pekinit nëse Kina i ndihmon Rusisë në armatimin.
"Të gjithë pajtohemi se nuk guxon të ketë dërgesë të armës, ndërsa Qeveria kineze njoftoi se nuk do ta dërgojë. Kjo është ajo që e kërkojmë dhe ne e ndjekim", tha kancelari gjerman.
Fon der Lajen tha se nuk ka dëshmi për këtë, "por duhet këtë ta ndjekim çdo ditë".
Ajo tha se ajo nëse Bashkimi Evropian do ta sanksionojë Kinën për ndihmë ushtarake për Rusinë është "pyetje hipotetike, në të cilën mund ketë përgjigje vetëm nëse bëhet realitet dhe fakt".
Извор: 0
Објавена на 06.03.2023 09:52:43