Zelenski e ka përshkruar betejën në Donbas si të dhimbshme dhe të vështirë
Kiev, 6 mars 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski dje deklaroi se armata e tij është e angazhuar në betejë të "dhimbshme dhe të vështirë" kundër forcave ruse në rajonin Donbas, në lindje të vendit, ku gjendet qyteti Bahmut.
"Do të doja të shpreh respekt të posaçëm në guximin, forcën dhe qëndrueshmërinë e ushtarëve, të cilët luftojnë në Donbas", tha Zelenski në fjalimin e tij të përditshëm.
Edhe krahas rëndësisë së tij strategjike, të cilën ekspertët e kontestojnë, Bahmut u bë simbol i luftës për kontroll të rajonit industrial Donbas, i cili përbëhet nga rajonet Lugansk dhe Donjeck. Rusia e anektoi pa ndërmarrë kontroll të tërësishëm ndaj rajonit.
Zelenski iu falënderua edhe ushtarëve ukrainas "të cilët u kanë rezistuar sulmeve, e kanë shkatërruar okupatorin, i kanë dobësuar pozitat dhe ligjistikën e armikut dhe i kanë mbrojtur kufijtë dhe qytetet ukrainase".
Извор: 0
Објавена на 06.03.2023 09:50:16