Zelenski e shkarkoi komandantin e forcave të përbashkëta ukrainase, gjeneralmajorin Moskalov
Kiev, 27 shkurt 2023 (MIA) - Komandanti i operacioneve të forcave të përbashkëta të Ukrainës, Eduard Mihailoviç Moskalov është shkarjuar nga detyra, bëri të ditur sot presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Gjeneralmajor Moskalov u emërua në këtë post në mars të vitit të kaluar, kur gjeneral koloneli Oleksandër Pavluk u emërua shef i Administratës Ushtarake Rajonale të Kievit, raportoi Si-En-En-i.
Zelenski nuk dha shpjegim për ndërrimin e Moskalovit, i cili është vetëm një nga një sërë ndryshimesh të funksionarëve të lartë shtetërorë të cilët i urdhëroi presidenti i Ukrainës.
Autoritetet ukrainase kanë zbatuar një sërë hetimesh dhe bastisjesh kundër korrupsionit në të gjithë vendin, pas çfarë pasuan shkarkime të shumta të funksionarëve të lartë.
Për momentin, nuk dihet nëse shkarkimi i Moskalovit ka lidhje me aksionin e fundit të filluar kundër korrupsionit.
Извор: 0
Објавена на 27.02.2023 13:03:58