Kovaçevski: Propozimi për një asociaon të komunave shqiptare është joserioz dhe i papranueshëm
Shkup, 27 shkurt 2023 (MIA) - Është i papranueshëm, joserioz, joevropin dhe joamerikan propozimi për një asociacion të komunave shqiptare në Maqedoninë e Veriut - u përgjigj kryeministri Dimitar Kovaçevski i pyetur për koment për këtë ide të Partisë Alternativa.
"Dje patëm edhe reagim si parti politike, bëhet fjalë për një ide joserioze. Marrëdhëniet në shtetin tonë janë zgjidhur me Marrëveshjen e Ohrit, të cilën e nënshkruan përfaqësues të të gjitha partive politike - edhe të maqedonasve edhe të shqiptarëve, për të cilën garanci janë SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian. Në bazë të asaj marrëveshjes kornizë të Ohrit, Maqedonia e Veriut sot paraqet një shembull të bashkëjetesës dhe realizim të të drejtave të të gjitha bashkësive etnike në shtet, dhe mbi bazë të saj në shtetin tonë janë ndërtuar institucionet për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të bashkësive më të vogla në nivelin më të lartë në krahasim me të gjitha shtetet e tjera në Evropë", deklaroi Kovaçevski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas ndarjes së banesave sociale në Gostivar.
Nga ana tjetër, siç tha, në Kosovë ekziston një marrëveshje tjetër që gjithashtu është nënshkruar mes të dyja palëve dhe e cila i zgjidh problemet që kanë ekzistuar në të kaluarën në Kosovë.
"Ne këtu së bashku i kemi rregulluar të drejtat, si do të jetojmë dhe si do të përparojmë dhe në bazë të kësaj jemi bërë një vend anëtar i NATO-s, vend i cili negocion me BE-në dhe siguria dhe stabiliteti i sshtetit tonë në një nivel kaq të lartë është ndërtuar pas vitit 2001 vend depozitues i marrëveshjeve nga Procesi i Berlinit, që i nënshkruan të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, janë depozituar në Ministrinë tonë të Punëve të Jashtme. Prandaj, konsideroj se një propozim i tillë është i papranueshëm, joserioz, joevropian dhe antiamerikan", tha kryeministri.
Për ata që e komplotojnë atë propozim konsideron se ose janë të painformuar ose, siç tha ai, “nuk i kanë shqyrtuar siç duhet marrëveshjet që i zgjidhin çështjet e identitetit në Ballkan”.
"Do të duhet pak më shumë të thellohen në atë se në cilën mënyrë janë zgjidhur problemet në Maqedoninë e Veriut, e në çfarë mënyre do të zgjidhen problemet në Kosovë, normalisht përmes një marrëveshje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian", shtoi Kovaçevski.
Извор: 0
Објавена на 27.02.2023 13:00:38