Harvi Vajnstin dënohet me 16 vjet burg

Los Anxhelos, 24 shkurt 2023 (MIA) - Ish-producenti hollivudian Harvi Vajnstin është dënuar me 16 vjet burg për përdhunimin e një aktoreje në vitin 2013.

Vajnstin (70) u dënua në Gjykatën e Los Anxhelosit, ku juria e shpalli atë fajtor që në dhjetor. Akuzat lidhen me sulmin seksual të një ish-modeleje dhe aktoreje, të quajtur në gjykatë si "N.N.", nga ai në një hotel në Los Anxhelos në shkurt 2013.

Vajnstin, përndryshe bashkëthemeluesi i kompanisë së prodhimit "Miramaks", do të duhet të vuajë dënimin e ri pas skadimit të dënimit me 23 vite burg për sulm seksual të shqiptuar në Nju Jork.

Извор:  0
Објавена на 24.02.2023 14:56:55