NATO: Rusia duhet të përgjigjet për krimet e luftës në Ukrainë
Bruksel, 24 shkurt 2023 (MIA) - Aleanca veriatlantike e cilësoi sot veten si të "vendosur" në mbështetjen e saj për Ukrainën dhe theksoi se "po dështojnë përpjekjet ruse për të minuar vendosmërinë e popullit të guximshëm të Ukrainës".
Në deklaratën e lëshuar në njëvjetorin e pushtimit rus të Ukrainës, NATO tha se Rusia duhet "menjëherë" t'i japë fund "luftës së saj ilegale" që po ndikon në furnizimet globale të ushqimit dhe energjisë. NATO i kërkoi Moskës të përgjigjet për "krimet e saj të luftës".
“Derisa shënojmë një vit nga lufta brutale agresive të Rusisë kundër Ukrainës, kërcënimi më i madh për sigurinë euroatlantike në dekadat e fundit, ne si aleatë riafirmojmë solidaritetin tonë me Qeverinë dhe popullin e Ukrainës në mbrojtjen heroike të kombit të tyre, vendit të tyre dhe vlerat tona të përbashkëta. Ne shprehim nder për jetët e humbura dhe dënojmë vuajtjet dhe shkatërrimet tragjike njerëzore, përfshirë zonat e banuara dhe infrastrukturën civile dhe energjetike të Ukrainës, të shkaktuara nga lufta ilegale e Rusisë", thuhet në deklaratën e sotme të Aleancës.
"Ne në mënyrë shtesë jemi duke rritur mbështetjen politike dhe praktike për Ukrainën, derisa ajo mbron veten kundër pushtimit rus dhe ne do të mbajmë mbështetjen tonë për aq kohë sa është e nevojshme për të ndihmuar Ukrainën të mbisundojë. Në këtë kontekst, NATO do të vazhdojë të koordinohet ngushtë me aktorët adekuat, duke përfshirë organizatat ndërkombëtare, veçanërisht BE-në, si dhe me vendet me të njëjtin mendim. Ne mbetemi të vendosur në mbështetjen e përpjekjeve afatgjata të Ukrainës për të siguruar të ardhmen e saj të lirë dhe demokratike. Ne rikonfirmojmë mbështetjen tonë të palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj, të njohur ndërkombëtarisht. Ne mbështesim plotësisht të drejtën themelore të Ukrainës për vetëmbrojtje dhe për të zgjedhur vetë aranzhmanet e veta të sigurisë”, njoftoi Këshilli Veriatlantik.
“Përpjekjet e Rusisë për të thyer vendosmërinë e popullit të guximshëm të Ukrainës po dështojnë. Një vit më vonë, ukrainasit po luftojnë me guxim për liri dhe pavarësi. Ne qëndrojmë me ta”, theksohet në Deklaratën e Këshillit Veriatlantik me rastin e një viti nga lufta agresive të Rusisë kundër Ukrainës.qa/bsh/
Извор: 0
Објавена на 24.02.2023 14:23:02