Koreja e Jugut punon në rrjetin e saj 6-G
Seul, 21 shkurt 2023 (MIA) - Koreja e Jugut punon në rrjetin e saj 6-G dhe ka për qëllim ta lëshojë në përdorim si vendi i parë në botë. Bëhet fjalë për teknologji të lartë, rrjete të avancuara mobile dhe softuer nga gjenerata e ardhshme dhe përforcim të zinxhirit të furnizimit, njoftoi Ministria koreane e Shkencës, Teknologjisë Informatike dhe Komunikimit.
Qeveria koreanojugore i inkurajon kompanitë e atjeshme që të prodhojnë materiale, komponente dhe pajisje për zhvillim të rrjetit 6-G, ndërsa planifikohet edhe rrjet më i avancuar për furnizim me pjesët e nevojshme teknologjike. Me këtë nismë, Koreja e Jugut, duket, ka për qëllim të jetë para botës lidhur me teknologjinë 6-G. Ky vend e ka ekonominë e katërt më të madhe në Azi dhe posedon 25,9 për qind të patentave për 5-G në vitin 2022 - ai numër për Kinën është 26,8 për qind. Autoritetet koreanojugore shpresojnë se do ta kalojnë numrin 30 për qind, lidhur me patentat për 6-G.
"Rrjeti i lartpërmendur 6-G do ta bashkojë botën virtuale me botën reale. Ky rrjet 6-G do ta çojë komunikimin holografik nga fantashkenca në jetën reale", tha Xhang Jongtao, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i "Erikson" për Kinën.
Hulumtimet për teknologjinë e ardhshme tashmë po vijojnë, ndërsa i gjithë projekti kushton mbi 482 milionë dollarë.
Извор: 0
Објавена на 22.02.2023 11:29:37