Reali dhe Napoli para çerekfinales në Ligën e kampionëve

Liverpul, 21 shkurt 2023 (MIA) - Ekipet e Real Madridit dhe Napolit gjenden para kualifikimit në çerekfinale të Ligës së kampionëve, pasi mbrëmë në ndeshjet e para të 1/8 së finales kanë shënuar fitore si mysafirë.

Reali fitoi kundër Liverpulin me rezultatin bindës 5:2, edhe pse nikoqirët në minutën e 14-të kishin epërsi prej dy golave. Golat për Liverpulin i shënuan Darvin Nunjez dhe Mohamed Salah, ndërsa për "mbretërit" Vinisius Zhunior dhe Karim Benzema shënuan nga dy gola, ndërsa një Eder Militao.

Napoli po ashtu fitoi si mysafir kundër Ajntrahtit të Frankfurtit me rezultatin 2:0, ndërsa golat i shënuan Osimeh dhe Di Lorenco.

Ndeshjet kthyese do të luhen më 15 mars në Madrid dhe Napoli.

Извор:  0
Објавена на 22.02.2023 11:26:48