Putini nuk është për negociata, ai do një fitore ushtarake
Berlin, 22 shkurt 2023 (MIA) - Pothuajse një vit pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, lidershipi i Moskës nuk tregon shenja se është i hapur për negociata për t'i dhënë fund konfliktit, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin dëshiron t'i japë fund luftës në fushën e betejës, besojnë sherbimet gjermanë të inteligjencës.
"Nuk ka indikacione se Putini është gati të arrijë një marrëveshje paqeje," tha kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme gjermane BND Bruno Kahl për grupin gjerman të medias Redaktionsnetzwerk Deutschland (RND).
“Putini tani është i interesuar të përfundojë konfliktin në fushën e betejës dhe të fitojë sa më shumë përparësi atje, në mënyrë që të mund të diktojë një marrëveshje paqeje sipas kushteve të tij në një moment në të ardhmen”, tha shefi i inteligjencës gjermane.
Rusia nisi një pushtim të plotë të Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar.
Kahl vuri në dukje se Rusia është në gjendje të dërgojë shumë më shumë trupa në front. "Nga 300,000 ushtarë që Moska mobilizoi vjeshtën e kaluar, disa janë ende në stërvitje, ndërsa të tjerët tashmë janë dërguar në vijat e frontit," shtoi ai.
“Rusia ka një potencial shtesë mobilizimi deri në një milion burra, nëse Kremlini e sheh të nevojshme”, tha kreu i shërbimit inteligjent gjerman.
Pavarësisht avantazhit numerik të Rusisë, Kahl tha se Ukraina mund të mbrohet ende në mënyrë shumë efektive kundër forcave të Moskës.
"Por kjo është një luftë e vështirë afatgjatë dhe do të jetë e suksesshme nga pala ukrainase vetëm nëse mbështetja nga Perëndimi ruhet me të vërtetë," shtoi ai.
Kahl e përshkroi gjendjen aktuale të fushës së betejës si një luftë llogore - "një luftë shumë mizore, brutale e shkatërrimit".
Извор: 0
Објавена на 22.02.2023 11:21:37