"Metalika" me donacion prej 250.000 dollarësh për Turqinë dhe Sirinë
Los-Anxhelos, 16 shkurt 2023 (MIA) - Anëtarët e rok-grupit "Metalika" do t'i dhurojnë 250.000 dollarë (rreth 230.000 euro) për organizatat humanitare"Dajrekt relif" (Direct Relief) dhe "Uorld central kiçen" (World Central Kitchen), të cilat ofrojnë ndihmë për zonat e prekura nga tërmetet në Turqi dhe Siri.
“Nuk kemi fjalë për të përshkruar shkatërrimin në Turqinë jugore dhe në veri të Sirisë. Tërmeti me magnitudë 7.8 ballë e ka kthyer të gjithë zonën në gërmadha. Numri i viktimave vazhdon të rritet. Organizatat partnere, "All Within Foundation My Hands" (fondacioni i tyre), "Dajrekt relif" dhe "Uorld central kiçen" po punojnë në terren për të ofruar ndihmë mjekësore dhe ushqim për viktimat e kësaj fatkeqësie. "AFVMH" po siguron grante prej 125.000 dollarë për secilën organizatë për të mbështetur përpjekjet e tyre," njofton Metalika.
"Dajrekt relif" suguron pajisje mjekësore, ndërsa "Uorld central kiçen" punon për të përgatitur mbi 125.000 vakte në ditë. Donacioni vjen nga organizata jofitimprurëse e grupit amerikan, e themeluar në vitin 2017 për të luftuar urinë dhe për të mbështetur arsimin dhe kauza të tjera bamirësie në mbarë botën.
"Metalika" dhuron rregullisht para për bamirësi. Çdo dhjetor, p.sh. ata mbajnë një koncert të veçantë vjetor të quajtur “Duart që ndihmojnë” (Helping Hands) në Kaliforni, i cili ndër të tjera mbush buxhetin e fondacionit të tyre humanitar.
Извор: 0
Објавена на 20.02.2023 14:00:05