Të rreme janë edhe alarmet e sotme për bomba në aeroportin e Shkupit dhe në 14 shkolla
Shkup, 20 shkurt 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me kërcënimet e sotme për mjete shpërthyese në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup, në 10 shkolla të Shkupit dhe katër në Prilep, dhe është konfirmuar se bëhet fjalë për alarme të rreme.
"Menjëherë pas denoncimeve të pranuara, nëpunës të policisë kanë marrë masa për evakuim të sigurt të objekteve, janë kryer kontrolle antiterroriste dhe është konfirmuar se bëhet fjalë për alarme të rreme", njoftojnë nga MPB.
Javën e kaluar katër ditë kishte alarme për bomba të kurdisura në shumë shkolla të Shkupit, si dhe në katër në Prilep dhe në dy shkolla në Kumanovë. Pas kontrolleve të zbatuara MPB konfirmoi se të gjitha alarmet ishin të rreme.
Извор: 0
Објавена на 20.02.2023 13:46:52