Arabia Saudite nikoqire e Kampionatit botëror të klubeve 2023
Cyrih, 15 shkurt 2023 (MIA) - Arabia Saudite është zgjedhur të jetë nikoqire e Kampionatit botëror të klubeve që do të mbahet nga fundi i këtij viti, prej 12 deri më 22 dhjetor, vendori Federata ndërkombëtare e futbollit (FIFA), duke miratua, më pas, zgjerim të formatit prej vitit 2025.
Në turneun përfundimtar në Arabinë Saudite, si edhe deri më tani, do të paraqiten shtatë ekipe - gjashtë kampionë kontinental plus kampioni i vendit nikoqir.
Këshilli ekzekutiv i FIFA-s dha dritë të gjelbër për ndryshime në strukturën e Kampionatit botëror të klubeve, duke miratuar zgjerim të turneut me 32 ekipe duke filluar prej vitit 2025.
Evropa do të fitojë 12 vende, Amerika Jugore gjashtë, përderisa Afrika, Azia, Amerika Veriore dhe Qendror dhe Karaibet nga katër përfaqësues. Një vend është i rezervuar për Oqeaninë, ndërsa edhe një për nikoqirin.
Извор: 0
Објавена на 15.02.2023 11:42:04