Nxënësit në Kroaci do të kenë një lëndë të re
Zagreb, 14 shkurt 2023 (MIA) - Nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e katërt në shkollat fillore në Kroaci, do të kenë lëndë të re mësimore - Aftësi praktike, njoftoi "Jutanji list".
Nga vjeshta, rreth 50 shkolla do të fillojnë me realizim eksperimental të projektit terë ditor shkollor, që domethënë se fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orët e pasdites. Ministria ende nuk e ka prezantuar projektin në tërësi, por një nga risitë është se mësimdhënësit e ciklit klasor nuk do të mbajnë orë të Arsimit Fizik dhe Shëndetësor, por në shkolla do të punësohen magjistra të kineziologjisë.
Në të njëjtën kohë, në klasën e katërt rriten orët e Arsimit Fizik nga dy në tri orë.
Lënda e re Aftësi praktike duhet të jetë një nga përmbajtjet arsimore përmes së cilës mësimdhënësit do ta kompensojnë humbjen e orëve nga lënda e Arsimit Fizik dhe Shëndetësor. Sipas të dhënave, elemente themelore të programit mësimor do të jenë - pavarësia dhe kujdesi për veten, siguria, komunikacioni dhe ndihma e parë, pastaj dizajn dhe përgatitje e punimeve artizanale, mjedisi shtëpiak, financat, pjesëmarrja në ekonomi, sipërmarrësi.
Fëmijët do të mësojnë edhe se si punojnë aparatet e amvisërisë, dhe si t'i rregullojnë defektet e thjeshta në amvisëri, shkruajnë mediat kroate.
Извор: 0
Објавена на 15.02.2023 11:38:02