Në Paris vitin e kaluar u regjistruan 102 filma dhe 68 seriale
Paris, 15 shkurt 2023 (MIA) - Ekipet e xhirimit, së bashku i kaluan gjithsej mbi 7.000 ditë duke filmuar në rrugët e Parisit në vitin 2022, njoftuan dje autoritetet e kryeqytetit francez. Kjo do të thotë se 102 filma dhe 68 seri televizive janë filmuar në Paris gjatë gjithë vitit.
Ndër kinofilmat franceze, në këtë kontekst janë "La vie pour de vrai" i Dani Bun, "Bonar, Pjerr dhe Marte" i Martin Provo dhe filmi i ri "Goditje e fatit" (Coup De Chance) i Vudi Alen.
Platformat e transmetimit si Netfliks po xhirojnë gjithashtu seri televizive në Paris, siç janë vazhdimet "Emili në Paris" dhe "Lupin". Qyteti i Parisit e mbështetë industrinë e filmit në shumën e miliona eurove, ndërsa për kërkesat e adhuruesve të filmit është krijuar një departament i posaçëm. Autoritetet e qytetit thuhet se e mbështesin krijimin e filmave të shkurtër, por rrugët janë gjithashtu të hapura edhe për skenën e filmit të pavarur.
Ndërkohë, vëmendje i kushtohet të së ashtuquajturit krijimi i filmave më ekologjikë, p.sh.me më pak automjete ose më pak konsum të energjisë elektrike.
Извор: 0
Објавена на 15.02.2023 11:37:02