Ilon Mask e vendosi "qenin" e tij si drejtor të Tuiterit

Los Anxhelos, 15 shkurt 2023 (MIA) - Miliarderi Ilon Mask prezantoi "drejtorin e ri ekzekutiv" të Tuiterit, duke theksuar se "ai" është "shumë më i mirë se ai personi tjetër".

Dhe nuk është askush tjetër veçse manari i tij Floki, një qen i racës Shiba Inu. Në një seri postimesh në Tuiter, sipërmarrësi ndau foto të Flokit të ulur në një tavolinë në selinë e Tuiterit, i veshur me një bluzë "CEO" (drejtor ekzekutiv).

"Drejtori i i ri ekzekutiv i Tuiterit është i mrekullueshëm”, "Është i shkëlqyeshëm me numrat". shkroi Mask në Tuiter.

Shakatë, duket se janë në kurriz të Parag Agraval, ish drejtori ekzekutiv i gjigantit të rrjeteve sociale. Mask shkarkoi Agravalin në tetor, së bashku me tre drejtues të tjerë të lartë në atë kohë.

Извор:  0
Објавена на 15.02.2023 11:35:22