Është naive t'i kërkosh Ukrainës të ndalojë veprimet luftarake në mënyrë që të përfundojë lufta më shpejt
Strazburg, 15 shkurt 2023 (MIA) - Është naive t'i kërkosh Ukrainës që të ndalojë veprimet luftarake për t'i dhënë fund luftës më shpejt. “Unë them “naive” për të mos përdorur një fjalë më të fortë”. Nëse i japim fund mbështetjes luftarake për Ukrainën, nuk do të ketë paqe dhe Rusia do të fitojë. Do të jetë një kërcënim ekstrem për sigurinë tonë. Për të arritur paqen, ne duhet ta mbështesim Ukrainën edhe më shumë ushtarakisht, tha sot në Parlamentin Evropian Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Zhozep Borrell.
Lufta, theksoi ai, do të zgjidhet në muajt e pranverës dhe verës.
“Ne kemi bërë shumë për Ukrainën – deri më tani BE-ja dhe vendet e Unionit kanë dhënë 200 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën, por kjo nuk është e mjaftueshme. Duhet të shtojmë përpjekjet diplomatike. Unë do t'i bëj thirrje KB-së që të marrë një rol ndërmjetësues, deri më tani të gjithë kanë dështuar në përpjekjen për të biseduar me (presidentin rus Vladimir Putin. Putini humbi betejën energjetike dhe do të humbasë edhe betejën morale dhe diplomatike. Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të përmbushur premtimin evropian ndaj Ukrainës. Ne duam që Ukraina të fitojë luftën, vendi i saj është në familjen evropiane”, tha Borrell.
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, tha se komisioni do të propozojë sanksionet në vijim kundër Moskës për të ndikuar në qarkullimin tregtar prej 11 miliardë eurosh. Sipas saj, janë planifikuar sanksione edhe ndaj atyre që lidhen me Korpusin e gardës Revolucionare Islamike për shkak të dronëve që Teherani i ka ofruar Moskës dhe i ka përdorur kundër ukrainasve.
"Që nga fillimi i luftës, ndihma ekonomike, humanitare dhe ushtarake nga BE-ja për Ukrainën ka arritur në 67 miliardë euro," vuri në dukje Fon der Lajen.
Извор: 0
Објавена на 15.02.2023 11:32:43