Hulumtim: Birra joalkoolike është e dobishme pas stërvitjes fizike
Los Anxhelos, 31 janar 2023 (MIA)- Për shumë njerëz që vrapojnë, ngasin biçikletë dhe vizitojnë rregullisht palestrën, pirja e birrës dhe stërvitja janë pothuajse të pandashme. Në interes të kësaj shprehie të pazakontë, ekspertët thonë se birra joalkoolike është zgjidhje shumë më e mirë se birra e zakonshme, madje po aq e dobishme sa edhe pijet e zakonshme sportive.
Hulumtimet tregojnë gjithashtu se njerëzit fizikisht aktivë mund të pinë sasi më të mëdha të alkoolit. Një punim shkencor më titullin "I aftë dhe i dehur?" në revistën "Mjekësia dhe shkenca në sport dhe stërvitja" (Medicine & Science in Sports & Exercise), tregon se meshkujt dhe femrat me kondicion relativisht të lartë kanë më shumë se dy herë gjasa të pinë mesatarisht, kundrejt atyre që nuk stërviten.
Gjithashtu, theksohet se alkooli, përfshirë edhe birrën, në masë mesatare, ndikon si në forcimin ashtu edhe “rritjen” e muskujve nëpërmjet ushtrimeve.
“Incidenca e URTI (parametër për rreziqet e inflamacionit të rrugëve të frymëmarrjes) është 3.25 herë më e ulët tek njerëzit që pinë birrë. Ata, gjithashtu, treguan regjistrim më të ulët të inflamacionit dhe tregues të tjerë të një reagimi imunitar të përmirësuar në gjak”, theksojnë studiuesit.
Birra joalkoolike, nga ana tjetër, duket se është e dobishme dhe efektive për hidratimin e organizmit.
Извор: 0
Објавена на 13.02.2023 13:22:44