NATO-ja mund të kërkojë nga anëtaret e saj t'i rrisin rezervat e municionit
Bruksel, 13 shkurt 2023 (MIA) - Pritet që NATO-ja të kërkojë nga anëtaret e saj që të shtojnë rezervat e municionit, të cilat janë shpenzuar shumë në luftën në Ukrainë, pasi aleatët përpiqen ta furnizojnë me armë Kievin, por edhe t'i përforcojnë armatat e veta një vit pas fillimit të invadimit rus në Ukrainë.
Madje edhe para invadimit të Ukrainës nga Rusia, shumë vende të NATO-s nuk arritën t'i përmbushnin qëllimet e Aleancës për ruajtjen e rezervave, pasi përfaqësuesit zyrtarë konsideruan se luftërat me beteja të mëdha altireile i takojnë të kaluarës.
Megjithatë, ritmi i dërgesave në Ukrainë, ku trupat e Kievit gjuajnë deri në 10.000 predha artilerie në ditë, ka shterur furnizimet perëndimore dhe ka zbuluar mangësitë në efikasitetin dhe shpejtësinë e zinxhirëve të furnizimit.
"Nëse Evropa lufton kundër Rusisë, disa vende do të mbesin pa municione për disa ditë", deklaroi një diplomat evropian.
NATO-ja sapo ka përfunduar një hulumtim të jashtëzakonshëm të rezervave të mbetura të municioneve, deklaroi një përfaqësues i NATO-s, i cili dëshiroi të mbetet anonim.
“Qëllimet e NATO-s lidhur me municionin që e vendosëm, ndërsa çdo aleat ka një qëllim të caktuar, kryesisht nuk u arritën para luftës në Ukrainë”, tha zyrtari.
Ai theksoi se rezervat tani janë edhe më të ulëta për shkak të konfliktit në Ukrainë, kështu që ka shumë gjasa që NATO-ja t'i rrisë qëllimet për rezervat e minicioneve të anëtarëve të saj.
Извор: 0
Објавена на 13.02.2023 12:47:15