Gashi: Alternativa del nga koalicioni qeveritar dhe do të veprojë si opozitë
Tetovë, 12 shkurt 2023 (MIA) - Alternativa del nga koalicioni qeveritar dhe do të veprojë si opozitë, paralajmëroi sot kryetari i kësaj partie Afrim Gashi pas mbledhjes së Kuvendit qendror në selinë e partisë në Tetovë.
“Ne morëm vendim përfundimtar, vendosëm që Alternativa me të gjithë funksionarët e saj të jetë opozitë”, tha Gashi.
Në pyetjen e gazetarëve, midis tjerash ai paralajmëroi se do të votojnë për ndryshimet kushtetuese.
Извор: 0
Објавена на 13.02.2023 12:31:35