Numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka shkuar në 17.176
Ankara, 9 shkurt 2023 (MIA) - Ka shkuar në 17.176 numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë. Zyrtarët dhe mjekët thanë se 14,014 njerëz vdiqën në Turqi dhe 3,162 në Siri, duke e çuar totalin e konfirmuar në 17,176. I dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Geir Otto Pedersen, tha se përgjigja emergjente në Siri "nuk duhet të politizohet" pas "një prej tërmeteve më shkatërrues që rajoni ka parë në rreth një shekull". Kombet e Bashkuara thanë sot se kanë marrë garanci se ndihma do të arrijë sot në zonat e shkatërruara nga tërmeti në veriperëndim të Sirisë përmes të vetmes vendkalim të autorizuar nga Turqia. "Sot morëm sigurinë se do të jemi në gjendje të marrim ndihmën e parë" përmes kalimit Bab al-Hawa, tha në Gjenevë i dërguari special i OKB-së për Sirinë, Geir Pedersen.
Извор: 0
Објавена на 09.02.2023 14:41:27