Nxënësit nga Maqedonia të cilët u goditën nga tërmeti në Turqi, janë rrugës për në Ankara, nesër nisen për në Shkup
Shkup, 7 janar 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp informoi se të gjithë nxënësit nga Maqedonia që u goditën nga tërmeti i fuqishëm në Turqi janë në gjendje të mirë, ata aktualisht janë duke udhëtuar për në Ankara, ku do të kalojnë natën, ndërsa nesër nisen për në Shkup.
Ministri theksoi se nxënësit janë nga Tetova, Gostivari dhe nga komuna Mavrovë-Rostushë.
Osmani ka shtuar se fëmija i lënduar është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka fraktura. Atij i është dhënë ndihma mjekësore, gjatë së cilës është bërë vetëm imobilizimi i një gjymtyre
"Sot në mëngjes rreth orës dy të mëngjesit diplomati ynë më dërgoi një foto së bashku me nxënësit, të gjithë janë të shëndetshëm, mirë dhe tashmë janë nisur për në Ankara ku do të qëndrojnë sonte dhe do të nisen me autobus për në Shkup, të gjithë janë në gjendje të mir shëndetësore dhe i lënduari që ka marrë kujdes shëndetësor është mirë pa pasur nevojë për asnjë ndërhyrje kirurgjikale, të gjithë së bashku janë larguar, tashmë janë rrugës për në Ankara. Presim që të arrijnë në Shkup, kështu që do të kujdesemi për ta", tha Osmani. ls/
Извор: 0
Објавена на 07.02.2023 12:59:34