Pendarovski e priti të dërguarin special të Kanadasë për BE dhe Evropë, Stefan Dion
Shkup, 7 shkurt 2023 (MIA) - Miqësia dhe marrëdhëniet e mira dypalëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe Kanadasë ishin konfirmuar në takimin e sotëm të presidentit Stevo Pendarovski dhe të dërguarit special të Kanadasë për Bashkimin Evropian dhe Evropë, Stefan Dion.
Siç informoi Kabineti i presidentit Pendarovski, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe informacione për gjendjen e krizës në rajon dhe në Evropë, me çka shefi i shtetit e njoftoi bashkëbiseduesin me rrjedhën e integrimeve evropiane.
"Në takim ishin theksuar partneriteti i fuqishëm multilateral mes Maqedonisë së Veriut dhe Kanadasë, veçanërisht në kuadër të NATO-s dhe ishte theksuar interesi për zgjerimin e bashkëpunimit në sferat me interes të ndërsjellë", bëhet e ditur në kumtesën e Kabinetit të presidentit, Pendarovski. fc/
Извор: 0
Објавена на 07.02.2023 12:56:56