“Samsung” prezanton smartfonët e rinj “Galaxy S-23”



Seul, 1 shkurt 2023 (MIA) - Sot Samsung do të prezantojë zyrtarisht serinë e re të telefonave inteligjentë Galaxy S-23, ndërsa në ndërkohë është prezantuar edhe versioni i ri i melodisë "Over The Horizon".

Muzika u krijua posaçërisht për pajisjet e reja të Samsung dhe publikimi i ri vjetor u zhvillua në bashkëpunim me artistin koreano-amerikan Jaeji, për të festuar "pozitivitetin dhe optimizmin" në botën në zhvillim. Nga ana tjetër, muzika me temë "Over The Horizon" ndryshon me çdo seri të re të telefonave Galaxy, duke iu përshtatur tendencave të reja, por edhe duke ruajtur themelin e saj.

Jaeji u bë e famshme në vitin 2017 me këngën e saj "Raingurl" dhe do të publikojë albumin e saj debutues "With a Hammer" në prill. Bashkëpunimi i saj me gjigantin e teknologjisë e bën atë të famshme në botë.

Извор:  0
Објавена на 01.02.2023 13:58:49