Alternativa sonte do të vendosë për hapat e ardhshëm rreth hyrjes së mundshme të Aleancës për Shqiptarët në Qeveri
Shkup, 1 shkurt 2023 (MIA) - Kryesia më e ngushtë e Alternativës në pushtet, sonte në takim në Gostivar do të vendosë çfarë hapa do të ndërmarrin lidhur me hyrjen e mundshme të Aleancës për shqiptarë (ASH) në Qeveri, konfirmuan për MIA-n nga partia.
Lideri i Aleancës për shqiptarët, Arben Taravari dje pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski deklaroi se hyrja e Aleancës për shqiptarët në Qeveri nuk është definitive, por gjasat për atë janë të mëdha. Ai potencoi se rreth 90 për qind e përcaktimeve programore janë të sinkronizuara, por se për zgjidhjet kadrovike nuk kanë biseduar fare.
Për zgjidhjet kadrovike, siç theksoi, do të bisedojnë gjatë ditëve në vijim, duke shtuar se një nga resorët për të cilat partia ja "kuadro më të mira" është Ministria e Shëndetësisë, me të cilën për momentin udhëheqë Besim Sali nga Alternativa.
Edhe kryeministri Kovaçevski dje përmendi se në përqindje më të madhe janë harmonizuar me Aleancën për shqiptarët, duke cekur se në pjesën e të gjitha aspekteve të tjera nga bashkëpunimi i mundshëm, bisedimet do të vazhdojnë.
Këshilli ekzekutiv i LSDM-së mbrëmë në mbledhje zgjidhi grup të punës, i angazhuar për bisedime të mëtutjeshme me Aleancën për shqiptarët, në të cilin krahas liderit partiak dhe kryeministrit Kovaçevski, bëjnë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm, Mile Zeçeviq, anëtari i Këshillit qendror, Ljupço Nikollovski, si dhe koordinuesi i grupit të deputetëve në Kuvend, Jovan Mitrevski.
Извор: 0
Објавена на 01.02.2023 13:45:30