Për 27 për qind është rritur shitja e biletave për linjat ajrore nga Rusia pas mobilizimit të shpallur



Madrid, 4 tetor 2022 (MIA) – Numri i biletave për linjat ajrore në një drejtim të shitura në Rusi është rritur për 27 për qind pasi presidenti rus Vladimir Putin e paralajmëroi mobilizimin e pjesshëm, sipas kompanisë spanjolle „Forwardkeys“ që i analizon të dhënat për rezervimet e biletave.

Në javën kur ishte shpallur mobilizimi rritja ishte për madje 73 për qind.

Disa destinacione si Tbilisi, Tel Avivi, Stambolli, Alma Ata dhe Dubai në javën ndërmjet 21 dhe 27 shtatorit madje kanë shënuar rritje treshifrore të biletave në një drejtim të rezervuara nga Rusia.

Gjashtëdhjetë për qind e biletave të blera në javën e shpalljes së mobilizimit janë me datë të fluturimit deri 15 ditë.

Mobilizimi i rezervistëve rezultoi që mijëra burra të aftë për ushtri të largohen nga Rusia.

Извор:  0
Објавена на 04.10.2022 08:45:09