Pendarovski: Qeveria pretendon se nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike



Shkup, 3 tetor 2022 (MIA) – Sipas asaj që di dhe dihet publikisht deri më tani, Qeveria pretendon se nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike. Qeveria pretendon se do të kemi probleme për të blerë energjinë me çmime relativisht të volitshme për ekonominë tonë. Por që do të ketë sasi, do të ketë.

Kështu ka thënë presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, në “Top Tema” në televizionin Tellma.

“Deri në këtë moment nuk kemi parë rënie të atij mendimi strategjik nga ana e Qeverisë. Deri më tani, pretendimet e tyre për çmimin e energjisë janë se nuk do të ndryshojë të paktën deri në Vitin e Ri. Nëse fillojnë problemet në pjesë të sistemit, Zoti na ruajt, atëherë do të themi se masat që i keni lexuar me zë të lartë një muaj më parë nuk kanë efekt”, deklaroi Pendarovski.

Ai përkujtoi se për 50 vjet nuk është bërë asnjë investim në kapacitetet energjetike dhe shprehu shpresën se në periudhën e ardhshme do të mendojmë më shumë për burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe ndërtimin e infrastrukturës energjetike.

Për ndihmën që pritet nga BE-ja për krizën energjetike, Pendarovski deklaroi mbrëmë se ne të gjithë insistojmë në ndihmë, por se jemi shumë të vegjël për t’u dëgjuar.

Извор:  0
Објавена на 04.10.2022 08:43:10