Në Japoni shpallet gjendje e alarmit, raketë prej Koresë Veriore fluturoi mbi tokën japoneze
Tokio, 4 tetor 2022 (MIA) – Koreja Veriore lëshoi sot një raketë balistike që fluturoi mbi tokën japoneze, thanë autoritetet në Tokio, duke lëshuar urdhër për evakuimin e qytetarëve për herë të parë në pesë vjet.
Qytetarët e ishullit Hokaido u paralajmëruan të strehoheshin pasi raketa fluturoi mbi tokën japoneze përpara se të përfundonte në ujërat e Oqeanit Paqësor.
Tokio kumtoi se nuk ishte marrë asnjë masë mbrojtëse për të shkatërruar raketën, e para që fluturoi mbi ishujt japonezë që nga viti 2017.
“Seria e aktiviteteve të Koresë Veriore, duke përfshirë lëshimet e përsëritura të raketave balistike, kërcënojnë paqen dhe sigurinë e Japonisë, rajonit dhe komunitetit ndërkombëtar dhe përbëjnë një sfidë serioze për të gjithë komunitetin ndërkombëtar, përfshirë Japoninë”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë Hirozaku Macuno.
Kryeministri i Japonisë e quajti “barbar” aktin e Phenianit.
Shtabi ushtarak i Koresë Jugore kumtoi se dukej se ishte një raketë me rreze të mesme e lëshuar nga provinca Jagang e Koresë Veriore ku Pheniani kryen lëshime testuese të raketave, duke përfshirë disa që pretendonte se ishin “hipersonike”.
Извор: 0
Објавена на 04.10.2022 08:40:46