Prokurorja e shtetit e Bosnjë e Hercegovinës sanksionohet nga SHBA-ja

Uashington, 27 shtator 2022 (MIA)- Kryetarja e Prokurorisë në Bosnjë e Hercegovinë, Dijana Kajmakoviqi, është sanksionuar nga SHBA-ja për shkak të përpjekjeve të vazhdueshme për minimin e demokracinë dhe sundimin e ligjit në vend, por edhe për shkak të skandaleve korruptuese, konfirmuan mbrëmë Departamenti i Shtetit.

Personat e vendosur në “listën e zezë” të Uashingtonit nuk lejohen të udhëtojnë në SHBA dhe u ngrihet pasuria në vend, ndalimi shtrihet edhe tek familjarët më të afërt.

“Kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, një nga qëllimet është të punohet me qeveritë dhe popujt e rajonit targetim, heqjen dhe çrrënjosjen e korrupsionit. Sanksionet janë një instrument i rëndësishëm për realizimin e kësaj”, deklaroi zëdhënësi Ned Prajsi.

Ai shtoi se sanksionet e shpallura nga Ministria amerikane e Drejtësisë kanë të bëjnë me një prokuror të përgjithshëm shtetëror i cili është angazhuar në akte korrupsioni.

“Pavarësisht detyrimeve për shmangien e keqpërdorimeve në kryerjen e detyrave prokuroriale, Dijana Kajmakoviqi është një shembull flagrant i një prokuroreje të korruptuar shtetëror të Bosnjë e Hercegovinës, lidhur me organizata kriminale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Pas ardhjes së Xho Bajdenit në pushtet, institucionet amerikane për të katërtën herë ndërmarrin masa drejtuar kundër personave të cilët, ndër të tjera, janë përgjegjës ose kanë marrë pjesë në korrupsionin ose minimin e proceseve apo institucioneve demokratike në Ballkanin Perëndimor.

Извор:  0
Објавена на 27.09.2022 08:48:02