Makroni për vizitë në Rumani
Paris, 14 qershor 2022 (MIA) – Presidenti francez, Emanuel Makron sot do ta vizitojë Rumaninë, prej ku duhet të udhëtojë për në Moldavi, ndërsa pastaj ndoshta edhe për Kiev.
Ky është udhëtimi i parë i Makronit në Evropën Juglindore, direkt e goditur nga konflikti i shkaktuar nga Moska në fund të shkurtit, informuan mediat franceze.
Presidenti francez në fund të ditës do të pritet në një bazë jo larg Konstancës, porti kryesor rumun në Detin e Zi.
Në Rumani, Makroni do t’i vizitojë 500 ushtarë francezë të shpërndarë në bazën e NATO-s pas fillimit të pushtimit rus ndaj Ukrainës.
Извор: 0
Објавена на 14.06.2022 09:06:58