Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima



Shkup, 9 qershor 2022 (MIA) – Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite i paqëndrueshëm me reshje lokale të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje të dendura shiu dhe paraqitje të breshërit. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 10 deri në 16, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 22 deri në 29 gradë. UV = 7

Në Shkup me vranësira të ndryshueshme, pasdite jostabile me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë, ndërsa në pjesë të luginës do të ketë kushte për stuhi. Temperatura minimale do të zbresë deri në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 27 gradë.

Deri të shtunën do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm, në shumë vende me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë në formë stuhie me reshje të dendura shiu (në një kohë të shkurtër sasi e madhe sedimenti ujor), shkarkime të forta elektrike, erëra të forta dhe breshër. Sasi më të mëdha sedimentesh ujore priten të premten. Temperatura ditore do të jetë në rënie. Nga e diela do të ketë stabilizim gradual të motit me rritje të temperaturës.

Edhe në Luginën e Shkupit moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë, kohë pas kohe në formë stuhie.

Извор:  0
Објавена на 09.06.2022 08:56:07