Bajram Begaj president i ri i Shqipërisë



Tiranë, 4 qershor (MIA)- Parlamenti i Shqipërisë sonte vonë për president të ri të shtetit ka zgjedhur gjeneralin Bajram Begaj, shef i deritashëm i Shtatmadhorisë së forcave të armatosura.

Për zgjedhjen e tij kanë votuar 78 deputetë, ndërsa krahas socialistëve qeveritar mbështetje i kanë dhënë edhe deputetë opozitarë. Në seancën plenare kanë arrit një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike mbështetës të Enkelejd Aliebajt por menjëherë janë larguar, derisa ato të Sali Berishës kanë qenë në sallën e Kuvendit.

Para kësaj, siç sugjeron Kushtetuta për propozim- kandidaturën janë nënshkruar 37 deputetë (të nevojshëm janë 20) mes tyre edhe Edi Rama.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta paraprakisht e shkarkoi Begajn nga funksioni i shefit të Shtatmadhorisë së armatës shqiptare me çka hapi rrugën për zgjedhjen e tij.

Begaj u emërua shef i Shtatmadhorisë së Forcave të armatosura të Shqipërisë në vitin 2020. Para kësaj ai ka qenë komandant i disa departamenteve të ushtrisë. Ka lindur më 20 mars 1967 në Rogozinë. Ka diplomuar në fakultetin e mjekësisë, ka ndjekur më shumë trajnime në vend, SHBA dhe Greqi. Ai është i martuar me Armanda Begajn dhe është baba i dy fëmijëve.

Gjenerali Begaj, (55), është presidenti i tetë i Shqipërisë që nga rënia e komunizmit, ndërsa zyrtari i dytë i lartë ushtarak që mban këtë post pas Alfred Moisiut (2002-2007) i cili poashtu me gradë ishte gjeneral.

Извор:  0
Објавена на 07.06.2022 07:36:50