Bajden: SHBA-ja Ukrainës do t’i japë sisteme përparimtare raketore që të mbrohen nga rusët



Uashington, 1 qershor 2022 (MIA) – Presidenti amerikan Xho Bajden deklaroi se SHBA-ja do t’i japë Ukrainës sisteme përparimtare raketore dhe municion, që në mënyrë më efikase të mbrohet nga sulmet ruse.

“Shpejtë kemi vendosur që t’i dërgojmë Ukrainës një sasi të konsideruar të armës dhe municionit që të mund të luftojë në fushëbetejë dhe të jetë në pozitë sa më të fuqishme të mundur në tryezën negocuese”, tha në shkrimin e sotëm në Nju-Jork Tajms, presidenti Bajden.

Një përfaqësues i lartë i administratës së Bajdenit deklaroi se SHBA-ja do t’i japë Ukrainës sistem artilerik raketor M142 (HIMARS), me çka do t’i përmirësojë aftësitë e Kievit në fushëbetejë derisa lufton kundër pushtuesve rusë.

“Ukrainasit do t’i shfrytëzojnë këto sisteme që të mbrohen nga rusët në territorin ukrainas, por nuk do t’i përdorin në territorin rus”, u tha ai gazetarëve.

Извор:  0
Објавена на 01.06.2022 08:13:52