Takim i Pendarovskit me gjeneralin Kristofersen, shef i SHM të Forcave të armatosura të Norvegjisë



Shkup, 31 maj 2022 (MIA) – Presidenti Stevo Pendarovski sot pati takim me gjeneralin Ejrik Kristoferesen, shef i Shtatmadhorisë së Forcave të armatosura të Mbretërisë së Norvegjisë.

Bashkëbiseduesit, siç ceket në kumtesën nga Kabineti i presidentit, këmbyen informata dhe mendime rreth ngjarjeve në Ukrainë, dy kandidaturat e reja për anëtarësim në NATO dhe përforcimi i krahut lindor të Aleancës, si dhe për sfidat e sigurisë me të cilat përballet Evropa. Në atë drejtim, presidenti theksoi se si vend-anëtar i NATO-s, do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje ushtarake, humanitare dhe diplomatike për Ukrainën me qëllim të ndërprerjes së agresionit rus.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin e përgjithshëm bilateral në fushën e mbrojtjes, i cili përfshin aktivitete nga domeni i bashkëpunimit ushtarako-mjekësor, trajnime dhe bashkëpunim mes akademive ushtarake, si dhe për pjesëmarrje të përbashkët dhe kontributi në operacionet paqësore ndërkombëtare.

Presidenti u falënderua për mbështetjen e përgjithshme nga Norvegjia në procesin e implementimit të standardeve të NATO-s dhe transformimin e Armatës sonë, për ndihmën dhe donacionet me qëllim të përballjes me pandeminë e Kovid-19, si dhe për mbështetjen financiare në drejtim të ndërtimit të kapaciteteve demokratike të vendit.

“Presidenti tregoi gatishmëri për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe përforcimin e aleancës së NATO-s në drejtim të përmbushjes së qëllimeve të përbashkëta për siguri dhe paqe kolektive në kontinentin evropian”, ceket në kumtesë.

Në takim u bë fjalë edhe për mundësitë për kryerje të aktiviteteve të përbashkëta trajnuese në poligonin e armatës “Krivollak”.

Извор:  0
Објавена на 31.05.2022 15:30:31