ISV: Kremlini vazhdimisht po rishikon qëllimet e saja në luftën në Ukrainë për shkak të dështimit në fushëbetejë
Uashington, 31 maj 2022 (MIA)- Instituti amerikan për studimin e luftës (Institute for the Study of War) ka publikuar një analizë dhe hartë të re për konfliktin në Ukrainë.
ISV thekson se ka mosmarrëveshje në qarqet ushtarake ruse dhe akuza se Kremlini nuk bën mjaftueshëm që të fitojë luftën.
Një ish oficer i Shërbimit federal rus të sigurisë (FSB), Igor Girkin i njohur si Strelkov ka dënuar deklaratat e shefit të diplomacisë ruse Sergej Lavrov se prioritet i “operacionit special” në Ukrainë është çlirimi i Donbasit.
Girkin ka thënë se “Kremlini ka hequr dorë nga baza ideologjike e konfliktit duke u fokusuar në konfliktin në Donbas, jo të mbarë Ukrainës”. Ai ka thënë se përfaqësues të Kremlinit tanimë nuk e sjellin në pikëpyetje legjitimitetin e ekzistimit të Ukrainës dhe se janë harruar konceptet e “denazifikimit” dhe “demilitairizmit”.
“Mospajtimet e Girkinit janë simbolikisht mbi ndryshimet e vazhdueshme në qarqet e entuziastëve ushtarak rusë dhe ish ushtarëve. Kremlini vazhdimisht po revidon qëllimet e saja për luftën në Ukrainë për shkak të mossuksesit në fushëbetejë”, theksohet në raportin e Institutit.
Poashtu theksohet se “Kremlini gjithnjë e më shumë po përballet me pakënaqësi jo vetëm nga rusët që janë kundër luftës, por edhe nga figurat ushtarake dhe nacionaliste të hidhëruar nga humbjet ruse dhe të frustruar nga korniza e ndryshueshme ushtarake e Kremlinit”.
Извор: 0
Објавена на 31.05.2022 15:29:46