Kasami: Më në fund është shuar zjarri në Tetovë



Tetovë, 31 maj 2022 (MIA) – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilal Kasami, përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se më në fund është shuar plotësisht zjarri në depot e kompanisë “Pofiks” në ish-kombinatin e duhanit “Makedonija Tabak”.

Zjarri filloi dje në orën 09:30 kurse në fund të ditës është lokalizuar. Mbrëmë dhe deri në orët e hershme të pasdites nga ky vend në dalje nga Tetova për në Shkup kishte ende tym dhe një erë e pakëndshme.

“Pas shumë përpjekjesh të ekipit të Njësisë territoriale të zjarrfikjes dhe vullnetarëve, zjarri në magazinë e fabrikës ‘Pofiks’ është shuar përfundimisht. Përpjekjet e heronjve tanë dhanë rezultatin e shumëpritur. Uroj që ngjarje të tilla të mos ndodhin më, me shpresën që e ardhmja të jetë e mirë dhe e ndritshme. Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve që ndihmuan në këto dy ditë jashtëzakonisht të vështira”, tha Kasami.

Dje nga njësia e zjarrfikësve informuan e se disa kolegë të tyre janë lënduar lehtë ose janë ngulfatur nga tymi intensiv.

Извор:  0
Објавена на 31.05.2022 15:27:50