LSM do të organizojë grevë të përgjithshme nëse nuk realizohet rritja lineare e pagave



Shkup, 25 maj 2022 (MIA) – Lidhja e sindikatave të Maqedonisë nuk e përjashton mundësinë për grevë të përgjithshme nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre për rritje lineare të pagave për 2806 denarë dhe nuk realizojnë takim me kryeministrin dhe me ministrat kompetent.

Ata të hënën kërkuan takim me kryeministrin, zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike dhe ministrat e Financave dhe të Punës dhe Politikës Sociale, sepse, siç pohojnë, në ribalancin e Buxhetit nuk janë parashikuar mjete për këtë qëllim

Nga LSM thonë se durimi është drejt fundit dhe nëse nuk plotësohet premtimi i dhënë, opsioni i vetëm është që të shkohet në grevë të përgjithshme.

Kryetari i LSM-së, Darko Dimovski në një deklaratë për MIA-n thotë se nëse së shpejti nuk thirren në bisedë në Qeveri, atëherë Kryesia dhe Këshilli i LSM-së, si trupat më të larta të Sindikatës, do të japin udhëzime deri te degët e sindikatave për organizimin e grevës së përgjithshme. mb/

Извор:  0
Објавена на 27.05.2022 14:53:37