Të gjitha viktimat në masakrën në shkollën në Teksas kanë humbur jetën në një klasë



Uvalde, 25 maj 2022 (MIA) – Nëntëmbëdhjetë fëmijët dhe dy mësimdhënësit e vrarë në masakrën në shkollën fillore në Teksasin jugor ishin në një klasë ku sulmuesi ishte barrikaduar, njoftoi sot policia.

“Policia e rrethoi shkollën fillore Rob në Uvalde, Teksas, duke i thyer dritaret në përpjekje që t’i evakuojë fëmijët dhe personelin”, deklaroi për Si-En-En zëdhënësi i Departamentit për Siguri Publike në Teksas”, Kris Olivarez.

Policët pastaj me dhunë kanë hyrë në klasë dhe e kanë vrarë sulmuesin, i identifikuar si 18-vjeçari Salvador Ramos.

Vrasja e 19 fëmijëve dhe dy mësimdhënësve në shkollën fillore në Teksasin Jugor nxiti thirrjen për aksion nga presidenti amerikan Xho Bajden – ju bëri thirrje amerikanëve që të përballen me lobin për armë në vend dhe t’i bëjnë presion Kongresit që t’i ashpërsojë ligjet për armë. fc/

Извор:  0
Објавена на 27.05.2022 14:50:22