Në një sulm mbi një shkollë në Teksas jetën e humbën 19 nxënës dhe dy mësimdhënës



Uashington, 25 maj 2022 (MIA) – Të paktën 19 fëmijë e humbën jetën gjatë të shtënave në një shkollë fillore në Teksas gjatë ditës së djeshme, njoftuan mediat amerikane, transmeton DPA.

Në incident jetën e humbën dy persona të rritur.

Sulmuesi i moshës 18-vjeçare, është vrarë nga forcat e sigurisë, por, mediat potencojnë se nuk është e qartë nëse edhe ky person numërohet në mesin e atyre që e humbën jetën.

Si-en-en paraprakisht informoi se personi i dyshuar e ka vrarë gjyshen e tij para se të shkonte në shkollë, duke cituar më shumë burime.

Sipas numrit të të vdekurve, të shtënat në shkollën fillore Rob janë më vdekjeprurëset, që nga viti 2012, kur në shkollën fillore Sendi Huk jetën e humbën 20 fëmijë dhe gjashtë persona të tjerë.

Besohet se sulmuesi ka vepruar vet “gjatë këtij krimi makabër”.

Извор:  0
Објавена на 25.05.2022 08:56:10