Gjukanoviq për vizitë zyrtare në Kosovë

Prishtinë, 18 maj 2022 (MIA) – Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq sot do të jetë për vizitën e parë zyrtare në Kosovë, me ftesë të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.

Gjukanoviq në Prishtinë do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.

Presidenti malazez edhe para dy muajve paralajmëroi se planifikon të vizitojë vendin fqinjë.

Ai në intervistë porositi se “përmes përforcimit të mirëkuptimit të ndërsjellët do të rritet edhe bashkëpunimi ndërmjet vendeve të rajonit, që ndikon dhe në rritjen e cilësisë së bashkëpunimit rajonal dhe stabilitetit të perspektivës evropiane të rajonit”. bs

Извор:  0
Објавена на 18.05.2022 09:07:26