Takim i Mickovskit me ministren gjermane Lirman

Shkup, 17 janar 2022 (MIA) – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski, i shoqëruar nga nënkryetari i partisë, Aleksandar Nikollovski, sekretari ndërkombëtar i partisë , Timço Mucunski dhe sekretarja ndërkombëtare e Unionit të Grave, Maria Miteva, sot realizoi takim me ministren gjermane për Evropë, Ana Lirman.

Siç bëri të ditur VMRO-DPMNE në takim është biseduar për situatën aktuale politike dhe sfidat e vendit në procesin e integrimit evropian, me çka Mickoski e ka theksuar “shqetësimin e tij për raportet e mara të organizatave relevante ndërkombëtare në të cilat mbizotëron e dhëna për ekzistimin e nivelit të lartë të korrupsionit”.

“Ata e informuan Lirman se procesi i integrimit evropian duhet të udhëhiqet përgjatë procesit të reformave të vërteta të cilat fillimisht duhet të fokusohen në reforma në gjyqësor, sundimin e drejtësisë dhe përballjen me nivelin e lartë të korrupsionit. Njëherësh, Mickovski e theksoi nevojën të cilën e ka Maqedonia që sa më shpejtë t’i fillojë bisedimet me BE-në, duke u falënderuar për mbështetjen e madhe të cilën Maqedonia e merr nga ana e Gjermanisë, por njëkohësisht potencoi edhe se pavarësisht nga procesi inkuadrues hapat e vërteta në rrugën e reformave”, bëhet e ditur në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. fc/

Извор:  0
Објавена на 17.01.2022 16:00:30