Temperaturat e mëngjesit nën zeron në gjithë shtetin



Shkup, 14 janar 2022 (MIA) – Temperatura nën zeron këtë mëngjes janë matur në gjithë shtetin. Më së ftohti është në Berovë ku janë matur -14 gradë.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se në Mavrovë janë matur -12 gradë, në Krushevë – 11, në Kriva Pallankë, Manastir dhe Prilep -10, në Petrovec të Shkupit, Demi Kapi dhe Vinicë -9, në Tetovë, Pretor, Strumicë dhe Kodër të Diellit -8, në Zajçev Rid të Shkupit -7 në Ohër -6, në Kumanovë -5 dhe në Dojran dhe në Gjevgjeli -2 gradë,

Më së shumti borë ka në Kodër të Diellit ku shtresa e borës është e lartë 54 centimetra.

Për sot sinoptikët paralajmërojnë mot me diell me vranësira të vogla lokale në pjesët verilindore të vendit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përforcuar e përkohshme nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 1 deri 9 gradë. fc/

Извор:  0
Објавена на 14.01.2022 09:50:42