Zjarr i madh në kontejnerët e djegur në qendër të Tetovës

Tetovë, 14 janar 2022 (MIA) – Banorët në qendër të Tetovës janë vënë në rrezik dje rreth orës 23 për shkak të zjarrit në katër kontejnerë të mbeturinave që janë vendosur pranë njërit pranë objekteve në kompleksin “Lovec”. Banorët dëshmojnë se ka pasur zjarr të madh, i cili është pasuar me shuarjen e zjarrit.

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami është drejtuar në rrjetet sociale duke e cilësuar të tmerrshëm aktin e djegies së plehrave.

“Hapësira publike është e të gjithëve dhe të gjithë duhet të kujdesemi për shtëpinë tonë. Këto skena nuk i shërbejnë qytetit tonë, kjo nuk është qytetaria jonë. Kërkojmë nga policia që të hetojë rastin dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar”, tha Kasami.

Pas shuarjes së zjarrit nga zjarrfikësit, punonjësit e NPK Tetovë – Departamenti i higjienës komunale, menjëherë kanë hequr mbetjet e djegura dhe kontejnerët dhe i kanë zëvendësuar me kontejnerë të rinj për deponimin e mbeturinave. bs/

Извор:  0
Објавена на 14.01.2022 09:46:10