Parlamenti i Belgjikës do të fillojë debat për vaksinë të obligueshme kundër Kovid-19

Bruksel, 13 janar 2022 (MIA) – Parlamenti federal belg paralajmëroi se po përgatitet të fillojë debat serioz për vendosjen e vaksinimit të obligueshëm kundër Kovid-19, në kontekst të paraqitjes së rasteve të reja të llojit omikron, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Deputetët nga komisioni për shëndetësi gjatë ditëve të ardhshme do të dëgjojnë disa ekspertë dhe faktorë relevantë në këtë debat, duke përfshirë edhe aktorë nga sektori qytetar.

Nuk është e njohur data e saktë e fillimit të këtij debati, por pritet gjatë javës së ardhshme. Vaksinimi i obliguar është burim i tensioneve të shumta dhe mosmarrëveshjeve mes politikanëve në Belgjikë, deri te polarizimi i vet partive politike të cilat nuk arrijnë të marrin qëndrim të përbashkët në këtë temë: Disa propozojnë vaksinim të obligueshëm për tërë popullatën, disa vetëm për ata të moshuar, ata të tretë për personat mbi moshën 50-vjeçare, dhe disa deputetë tërësisht i kundërshtohen vaksinimit të obligueshëm për Kovid-19.

Kryetarja e Dhomës së poshtme, Elian Tilie për mediumet deklaroi se debatet do të zgjasin deri nga fundi i shkurtit, pas çka do të duhet të jetë më qartë se ndaj çfarë konkluzioni do të lëviz parlamenti dhe nëse ka konsenzus në nivel të komisionit për shëndetësi.

Komisioni do të publikojë raport me konkluzionet ose rekomandimet e veta dhe pastaj pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme plenare, kushtuar kësaj teme. bsh/

Извор:  0
Објавена на 13.01.2022 13:51:28