Shkëndija me katër ndeshje kontolluese në përgatitjet dimërore në Antali

Tetovë, 13 janar 2022 (MIA) – Pas arritjes së djeshme në Antali, Turqi, për përgatitjet dimërore, kampioni aktual në futboll Shkendija sot i publikoi edhe ndeshjet e ardhshme miqësore. Në pushimoren turke do të luhen katër ndeshje.

Futbollistët nën udhëheqjen e Bruno Akrapoviqit më 15 janar do të luajnë me Shiofon nga Hungaria, ndërsa pas katër ditëve do të luajnë me Pjast Glivice nga Polonia.

“Vijon ndeshja me Varta Poznanj nga Polonia më 23 janar, ndërsa ndeshja e fundit kontrolluese është me Sllovan Liberec nga Çekia më 27 janar”, informojnë nga klubi.

Sipas informatave nga ueb faqja e klubit, Shkendija kthehet në Tetovë më 28 janar. bsh/

Извор:  0
Објавена на 13.01.2022 13:37:56