Laporta: Dëshirojmë ta mundim Realin, fuqia jonë janë lojtarët e rinj të talentuar

Barcelona, 12 janar 2022 (MIA) – Kryetari i Barcelonës, Zhoan Laporta, tha se ekipi i tij ka motiv të madh ta mund Realin në ndeshjen gjysmë-finale të Superkupës së Spanjës.

“Kjo është për herë të parë që El Klasiko të luhet jashtë Spanjës, ndërsa ne arritëm nga Barcelona me dëshirë që të fitojmë. Disa lojtarë u shëruan nga lëndimet, sot mund të llogarisim në lojtarë, të cilët paraprakisht nuk kanë mundur të jenë në fushë. Me të vërtetë shpresojmë në sukses në këtë ndeshje. Kemi fuqi në formë të rinisë shumë të talentuar”, tha njeriu i parë i Barcelonës.

Barcelona dhe Real Madridi sonte në ora 20 në Riad, Arabia Saudite, do të luajnë në gjysmë-finale të Superkupës së Spanjës.

Në gjysmën finale tjetër, nesër në mbrëmje në terminin e njejtë në Riad do të luajnë Atletiko Madridi dhe Atletik Bilbao. bsh/

Извор:  0
Објавена на 12.01.2022 14:29:46