Mirënjohje për lidership dhe vizion të ministres Shekerinska nga Asociacioni i Atasheve të Mbrojtjes



Shkup, 10 janar 2021 (MIA) – Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot mori mirënjohje nga Asociacioni i Atasheve të Mbrojtjes të akredituar në Maqedoninë e Veriut për lidership në procesin e anëtarësimit të shtetit tonë në Aleancë dhe për vizionin për zhvillim të mbrojtjes dhe të Armatës në përputhje me standardet e Aleancës.

Shekerinska ka shprehur falënderim për gjestin e këtillë se katër vitet e gjysmë kanë qenë të vështira, por siç theksoi, puna është shpaguar sepse rezultati përfundimtar është i dukshëm.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe se mundësia për të kontribuuar për kombin, për vendin, për qytetarët. Unë pata mundësi të kontribuoj për diçka më të madhe se vetja. Nëse ekziston një fjali që cilën e përmendin dekadave të fundit, ajo është se shteti dhe qytetarët duan të jenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, tha Shekerinska.

Sipas ministres, anëtarësimi në NATO ka treguar se përkushtimi dhe puna e palodhur sjellin rezultate.

Në ndarjen e mirënjohjes parapriu edhe brifingu i rregullt vjetor me atashetë e mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut ku ministrja Shekerindka u përqendrua në arritjet në mbrojtje në vitin 2021.

Vitin e kaluar, ministrja Shekerinska e vlerësoi si të vështirë, por jashtëzakonisht të suksesshëm për mbrojtjen.

Ajo shtoi se vitin e kanë përfunduar me 98,6 për qind të realizimit të buxhetit – mjete nga të cilat pjesa më e madhe u destinua për modernizimin e Armatës. ar/

Извор:  0
Објавена на 11.01.2022 17:35:03