Mbi 200 persona në Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan të Vjetër janë në izolim
Kumanovë, 10 janar 2022 (MIA) – Në rajonin e komunave Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan i Vjetër sipas evidencës së SPB Kumanovë, në izolim janë gjithsej 207 persona, përderisa 40 persona nënshkruan deklarata për vetëizolim, informoi sot policia e Kumanovës.
“Janë parashtruar 18 padi penale për mosrespektim të izolimit dhe vetëizolimit dhe të gjithë personat kontrollohen rregullisht nga ana e nëpunësve policorë nga SPB Kumanovë”, kumtuan nga SPB Kumanovë.
Javën e fundit po rritet numri i testimeve dhe është rritur numri i të infektuarve nga koronavirusi në rajonin e Kumanovës, Sipas të dhënave të fundit prej sot në Ministrinë e Shëndetësisë në Kumanovë janë evidentuar 40 persona të rinj, ndërkaq janë shëruar 18. Prej fillimit të pandemisë në Kumanovë janë evidentuar 13.388, ndërsa për momentin aktivë janë 259 raste. ab/
Извор: 0
Објавена на 11.01.2022 17:31:56